
Burrat kapen keq me gruan

Diplomati ukrainas, Olexander Scherba, ka publikuar një video nga rajoni i Dagestanit në Rusi, ku shumë burra refuzojnë që të bëhen argatë të Vladimir Putinit në luftën e paprecedentë në Rusi.
Në një hapësirë ku presin radhë përpara një zyre, një grua tenton që t’i bind ata që të shkruajnë emrat e tyre për t’iu bashkuar luftës që po bën Rusia, megjithatë rezistenca është e madhe.
“Pse duhet të shkojmë në këtë luftë”, ka pyetur njëri nga burrat me zemërim.
Ndërkohë gruaja që ka tentuar t’i bind i thotë “sepse është lufta e të ardhmes sonë”.
“Çfarë të ardhme. Ne s’kemi as të tashme”, ka thënë burri në kundërpërgjigje.
(Kosova Sot Online)