
Kokaj zbulon se çka i tha dje Rrahman Jasharajt: Prej aeroplanit shihet

Deputeti i Vetëvendosjes, njëherit anëtari i Komisionit për Arsim, Jahja Kokaj, sot mori fjalën për të “përshkruar se çfarë ka ndodhur dje në mbledhje”.
“Për hir të së vërtetës kam dëshirë që të përshkruaj saktësisht se çfarë ka ndodhur dje në mbledhjen e Komsionit për Arsim dhe Shkencë. Unë iu drejtova kryetarit të SBASHK-ut si ‘vëlla’, ai më tha ‘unë nuk jam vëlla, por jam kryetar dhe mëso se si duhet të flitet, kështu duhet më thuash e kështu duhet të flitet’, i thashë ‘unë kërkoj falje, po kështu kam mësuar në Indi unë iu përkulem juve, por me lutjen që t’i ndërpreni grevët, e mos i përdorni, se prej aeroplanit shihet se qëndrimet e udhëheqësisë janë politike dhe mos i përdor fëmijët si monedhë për kusuritje”, tha Kokaj.
(Kosova Sot Online)