
Haxhiu e Peci diskutim me Kurtin e Konjufcen

Deputeti i partisë Guxo, Haxhi Avdyli ka publikuar dy fotografi me pamje nga momentet e seancës së sotshme në Kuvendin e Kosovës.
Në dy fotografitë e publikuara, Avdyli dhe ministri i Bujqësisë Faton Peci që po ashtu vjen nga Guxo, shihen derisa bisedojnë diçka me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.
Avdyli ka vendosur që fotografitë t’i përshkruaj shkurt.
“Konsultime e koordinime…”, ka shkruar ai, pa sqaruar më shumë se për çfarë u konsultuan dhe koordinuan me dy liderët shtetëror.
(Kosova Sot Online