Ukraina publikon imazhet tronditëse të ushtarit që u kap rob nga Rusia

  • A.P /
  • 23 September 2022 - 22:40
Ukraina publikon imazhet tronditëse të ushtarit që u kap rob nga Rusia

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka postuar në Twitter imazhet tronditëse e një ushtari, i cili ishte kapur rob nga forcat ruse.

Mykhailo Dianov, duket në foto përpara se të kapej nga Rusia dhe pas lirimit të tij nga robëria.

Ai është dukshëm më i dobët në imazhin e fundit.

“Ushtari ukrainas Mykhailo Dianov është ndër ata me fat në krahasim me disa nga shokët e tij të burgosur të luftës”, tha ministria në Twitter.


(Kosova Sot Online)