Goditet nga një plumb qorr një person

  • A.P /
  • 25 September 2022 - 09:49
Goditet nga një plumb qorr një person

Gjatë kohës që ishte duke qëndruar në oborrin e shtëpisë së tij, një person në Deçan është goditur nga një plumb qorr.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore si pasoj e kësaj ka pranuar edhe trajtim mjekësorë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që në oborrin e tij kishte pësuar lëndime të lehta trupor nga një predhë e fishekut bredhacak (qorr). Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)