
Bajrami ia propozon Qeverisë dhe SBAShK-ut këto kërkesa

Ish-ministrja e Arsimit dhe Financave, Hykmete Bajrami ka dalë me një propozim për Qeverinë Kurti dhe SBAShK-un pas ngërçit të krijuar tash e disa javë, si pasojë e grevës në Kosovë
Ajo tha pasi “kemi humbur të gjithë, i rekomandoj SBASHK-ut që të rishikoj kërkesat
Deputetja e LDK-së i propozoi SBAShK-ut që të pranohet oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë sipas saj, të vazhdojë deri me 31.12.2022.
“Me 01.01.2023 të filloj implementimi i Ligjit të Pagave. Në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdoj deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji. – Qeveria të mos zbatoj ndëshkime në paga, për muajin shtator. I rekomandoj Qeverisë t’i pranoj këto kërkesa”, shkroi ajo në Facebook.
Po ashtu, ligjvënësja opozitare bëri thirrje shkollat dhe çerdhet të hapën të hënën.
(Kosova Sot Online)