
Buxheti për arsimin në Kosovë rritet për 12%

Deklarimet e kryeministrit se buxheti për arsim është rritur për 12 për qind po vlerësohen si investim pozitvë nga njohësit e fushës.
Sipas tyre, nuk mfajton të ketë vetëm rritje, por duhet që të ketë investim në sektorët ku ka më shumë nevojë.
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, tha se nëse është e vërtetë, kjo rritje e buxhetit do të tregonte seriozitet të Qeverisë. Ai thotë se në arsim duhet të investohet së paku 5 për qind e GDP-së.
“Po të ishte e vërtet, 12.5 për qind do të ishte një rritje e konsiderueshme dhe do të tregonte seriozitet të qeverisë, unë e shikova KASh-in ajo pjesë që është për shpenzime të arsimit të lartë dhe shpenzimet e administratës qendrore është e vërtet që është rritur përafërsisht aq, por nuk e di a janë rritur për aq edhe buxhetet e grandit specifik për komunat, mendoj se ajo vlerë ka mbet e njëjtë”.
“Nëse dikush e ka seriozisht arsimin, nëse dikush pretendon se ka prioritet arsimin atëherë duhet të investoj 5 përqind të bruto prodhimit kombëtar të Kosovës në arsim, sepse gjendja e arsimit në Kosovë nuk është si në vendet e tjera, është e jashtëzakonshme dhe kushdo që mendon dhe pretendon se do të merret më arsim duhet të investoj së paku 5 për qind të GDP-ja në arsim fillor të mesëm dhe të lartë”, u shpreh ai.
Rexhaj u shpreh se Kosova nuk ka zhvillim të kuadrove që njëzet vite dhe që të zhvillohen këto kuadro sipas tij, duhet të fillojë të trajtohen problemet qysh nga arsimi parashkollor.
(Kosova Sot Online)