
Vazhdon votimi i anëtarëve të VV-së për zgjedhjet e brendshme partiake

Votimi i anëtarëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet e brendshme të këtij subjekti politik, është duke vazhduar në shkollat e vendit.
Kujtojmë se kryetari i tanishëm i kësaj lëvizjeje Albin Kurti dhe kandidatja e Grave për Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tashmë kanë votuar.
Kryeministri Albin Kurti ka votuar në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, ku ai po garon për kryetar të këtij subjekti politik.
Ai ka falënderuar të gjithë anëtarët e partisë së tij për punën që kanë bërë deri më sot.
“Sot është ditë e demokracisë në LVV. Në 46 degë të Vetëvendosjes mbahen zgjedhje për kryetar të lëvizjes, strukturës, rinia për LVV dhe gratë për LVV. Urime e gëzuar të gjithëve”, tha shefi i qeverisë para gazetarëve.
(Kosova Sot Online)