Vritet nga 6 plumba 20-vjeçarja

  • A.P /
  • 26 September 2022 - 15:19
Vritet nga 6 plumba 20-vjeçarja

Hadis Najafi, vajza që simbolizoi protestat në Iran pas vdekjes së Mahsa Amini, u vra në Karaj.

Lajmi është raportuar në rrjete të ndryshme sociale, si edhe nga gazetarja iraniane Masih Alinejad në profilin e saj në Twitter: “Motra e saj më tha se ishte vetëm 20 vjeçe dhe u vra nga 6 plumba në qytetin Karaj”.

Videoja në të cilën Hadithja bionde, pa shami, lidhte flokët e saj para se të merrte pjesë në një protestë ishte bërë virale.

Gazetarja postoi një video të varrimit të Najafit, duke shkruar se e reja “u qëllua për vdekje në rrugë nga forcat e sigurisë për shkak të protestës”.

“Hadith ishte një vajzë zemërmirë dhe i pëlqente të kërcente. Ajo po proteston te kundër vdekjes brutale të Mahsa Amini. Krimi i saj ishte dëshira për liri”, shtoi Alinejad.

(Kosova Sot Online)