Rrahman Jasharajt i shkruan kushëriri i tij: Hapni shkollat për hir të nxënësve

  • A.P /
  • 26 September 2022 - 16:54
Rrahman Jasharajt i shkruan kushëriri i tij: Hapni shkollat për hir të nxënësve

Veterani i Arsimit dhe Ambasadori i Paqes Botërore- President për Kosovën, Nuradin Imeraj, i ka bërë thirrje Qeverisë dhe SBASHK-ut që të reflektojnë e të gjejnë zgjidhje përndëprejen e grevës.

Në një postim në Facebook, Imeraj ka shkruar se kreun e SBASHK-ut e ka edhe familjar, ndërsa i ka bërë thirrje atij që për hir të nxënësve dhe të kaluarës së popullit shqiptar.

Postimi i plotë:

LETËR E HAPUR

APEL DIREKT SBASHK-UT,

RESPEKTIVISHT KRYESINDIKALISTIT Z RRAHMAN JASHARAJ

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, mësues, aktivist i njohur i çështjes kombëtare

Shumë i nderuari kushëriri im, me trung e vendlindje nga Uça e Bajram Gashit, Ramë Alisë e Col Bajraktarit, kushëri i TRE DËSHMORËVE TË SHKOLLËS SHQIPE, Hasan e Muharrem Hysenaj dhe Bajram Hoxhaj që në vitin 1992 ranë heroikisht nga dora e gjakatarëve serbë duke e mbrojtur shkollën shqipe që na e kishte mbyllur Sllobodan Millosheviçi, por nuk zgjati e mbyllur sa sot, sepse gjaku i tyre i hapi shkollat fillore pas dy javësh për mos t'u mbyllur asnjëherë, kurse sot për një shumë 100 euro u mbyllen dhe po vazhdojnë të mbyllura për nxënës qe një muaj.

Lutje për SBASHKUN dhe për Ju direkt!

1. FILLOJANI MËSIMIT PËR HIRË TË NXËNËSVE QË NUK DINË KUSH ËSHTË FAJTORI

2. FILLOJANI MËSIMIT PËR HIRË TË KOSOVËS DHE TË TË GJITHË DËSHMORËVE QË RANË PËR LIRINË QË NE SOT E GËZOJMË.

HAPI SHKOLLAT PËR NXËNËS EDHE PËR RESPEKT NDAJ GJAKUT TË TRE DHËSHMORËVE TË ARSIMIT SHQIP QË RANË MU NË VENDLINDJEN TUAJ NË UÇË.

I nderuari krye sindikalist, objekti i Ri i shkollës së Uçës do të përurohej mu në ditën e parë të shkollës më 1 shtator, ai objekt nuk u përurua në mungesë të nxënësve si pasojë e grevës .

Athua a do të na gjykojë historia që vetvetes po ia mbyllim ardhmërinë e fëmijëve tonë.

Qeveria nuk e ka vetëm arsimin, nesër do të gjejë një mori arsyetimesh, por ne mësimdhënësit si do të arsyetohemi para fëmijëve parashkollor, para nxënësve të klasave të para që nuk e shijuan ndjenjën për t'u ulur në bankat shkollore, a ia vlen vlera e 100 eurove karshi nxënësve?

Ju lutem veproni se greva më nuk ka kuptim le t'i themi qeverisë se ne para fëmijëve tonë jemi të dhembshëm dhe po lëshojmë pe për hatrin e tyre dhe gjakut të dëshmorëve që çdo pëllëmbë toke u gjakos me gjakun e tyre që ne ta gëzojmë.

Për qeverinë e Republikës së Kosovës;

Kujdes me mësimdhënësit sepse jemi armatë e tërë, ne ditëm që t’i dalin zot shkollës shqipe përballë tytave të armikut, së bashku me prindër organizuam Shtëpitë- shkolla, punuam pa paga vetëm e vetëm që shkolla shqipe të mbijetoj ë.

I nderuari kryeministër!

Plotëso kushtet dhe mirëqenien e mësuesve si shtylla kryesore e shtetit, zbato dhe kryeje ligjin e pagave dhe respektimin e të gjitha të drejtave të punëtorëve të arsimit ndryshe as një minutë nuk do të ju lëmë rahat.

Pres reflektim i nderuari Rrahman Jasharaj se në këtë rast shkaku i nxënësve, duhet sakrificë.

(Kosova Sot Online)