
Britania u jep një shans azilkërkuesve shqiptarë

Mesa duket qëndrimet e Britanisë së Madhe ndaj emigracionit dhe azilkërkuesve, kanë pësuar një kthesë të madhe.
Marrëveshja e nënshkruar mes palës britanike dhe asaj shqiptare për kthimin e refugjatëve shqiptare në Shqipëri pas mbërritjes së tyre atje, nuk do te zbatohet.
Ish-sekretarja e Brendshme, Priti Patel, nënshkroi një marrëveshje me qeverinë shqiptare në gusht për të kthyer në Shqipëri ata që mbërrijnë ilegalisht. Ajo pretendoi se kjo marrëveshje do të thoshte se Mbretëria e Bashkuar mund të kthente shpejt azilkërkuesit që mbërritën në MB dhe bënin pretendime “të rreme”.
Por departamenti ligjor i qeverisë ka konfirmuar se kjo skemë nuk do të zbatohet për shqiptarët që aplikojnë për azil në Britani.
Ky vendim u mor pas një kërkese të bërë nga avokatët që punojnë për shoqatën e refugjatëve, të quajtur Care4Calais, të cilët “kërcënuan” se do ta çonin vendimin në gjykatë. Për pasojë shumica dërrmuese e shqiptarëve që kërkojnë leje për të qëndruar në Britani nuk do të preken nga marrëveshja.
Themeluesja e shoqatës është shprehur se kjo skemë e shpejtë e qeverisë për largimin e shqiptarëve, u mohonte atyre të drejtën për një gjykim të drejtë dhe kërkesën për azil.
Zyra e Brendshme kishte pohuar se njerëzit nga Shqipëria që udhëtonin drejt Britanisë së Madhe me varka të vogla, kanë bërë kërkesa të rreme për azil në Britani.
Ish-sekretarja e Brendshme Patel tha pas nënshkrimit të marrëveshjes së kthimi me qeverinë shqiptare, se këta shtetas shqiptarë janë sjellë këtu ilegalisht nga rrjetet e organizuara kriminale në përpjekje për të kërkuar azil në MB me shpresën se mund të qëndrojnë këtu.
Përfaqësues të shoqatës së refugjatëve, Care4Calais, e cila kundërshtoi vendimin, i dërgoi një letër paraveprimit qeverisë duke kërkuar zbulimin e skemës së propozuar.
Në përgjigjen e saj, departamenti ligjor i qeverisë shkruante se marrëveshjet me qeverinë shqiptare “nuk zbatohen për azilkërkuesit”.
Letra konfirmoi gjithashtu se ata njerëz që mbërrijnë në MB me anije nuk mund të trajtohen si emigrantë të paligjshëm. “Ata nuk “hyjnë”, por “mbërrijnë” dhe duhet të trajtohen si pasagjerë që vijnë”, thuhej në letër.
Një zëdhënës si zërës së Brendshme tha: “Që nga nënshkrimi i marrëveshjes sonë të kthimit me Shqipërinë në vitin 2021, ne kemi larguar më shumë se 1000 shqiptarë, duke përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB. Ata që kërkojnë të abuzojnë me sistemin tonë nuk duhet të kenë asnjë dyshim për vendosmërinë tonë për t’i hequr ata”
(Kosova Sot Online)