Aksident trafiku në veri, humb jetën një polic

  • A.P /
  • 28 September 2022 - 19:11
Aksident trafiku në veri, humb jetën një polic

Një zyrtar policor ka vdekur sot rreth orës 12:30 në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Zveçan.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Ai tha se viktima ka qenë me veturë zyrtare, por ka qenë jashtë detyrës në kohën që është aksidentuar.

(Kosova Sot Online)