Konjufca i 'relakson' me batuta deputetët në Kuvend

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 17:43
Konjufca i 'relakson' me batuta deputetët në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që ta miratojë Projektligjin për Edukimin e Hershëm, pasi në sallë ishin vetëm 60 deputetë, ku të gjithë votuan pro.

E, pas kësaj numri i deputetëve të pranishëm u rrit në 61, ndërsa ishte kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ai që shkaktoi të qeshura, pasi tha se “një herë mendova se u bëmë 62 deputetë, por qenka Ismeti”.

Tutje, të qeshurat vazhduan pasi Konjufca tregoi edhe një batutë me sekretarin e kuvendit, Ismet Kransiqin.

“Pasi jemi duke ndejt, a ua tregoj një batutë? Një batutë për Ismetin po jua tregoj. Një grua në moshë, familjare e dikujt prej deputetëve e thërret dhe i thotë “çka është puna e atij Bajrush Xhemajlit që herë po ulet atje herë te kryetari i kuvendit këtu”, tha Konjufca me të qeshura.

(Kosova Sot Online)