Lajçak takon këshilltarin e Scholz: Gjermania po i jep mbështetje të fuqishme dialogut

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 19:28
Lajçak takon këshilltarin e Scholz: Gjermania po i jep mbështetje të fuqishme dialogut

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot në Berlin Jens Plotner, këshilltarin e kancelarit gjerman Olaf Scholz, të caktuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak ka thënë se me Plotner, ka diskutuar për vizitën e përbashkët që e zhvilluan në Ballkanin Perëndimor.

“Një takim shumë i mirë me Jens Plotner në Berlin, këshilltarin kryesor për diplomaci të kancelarit Scholz. Diskutuam për vizitën e fundit në Ballkanin Perëndimor, po ashtu edhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e radhës për procesin e normalizimit”, ka njoftuar Lajçak.

Ai është shprehur falënderues, siç ka shkruar, për mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për punën e tij.

Jens Plotner, i caktuar nga Scholz dhe Emmanuel Bonne, i caktuar nga presidentit francez Emmanuel Macron, janë dy këshilltarët e rinj që janë ngarkuar me detyra që të merren me dialogun Kosovë-Serbi, krah Lajçakut. 

(Kosova Sot Online)