
Nga e hëna hapen dyert e shkollave në Kosovë

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka njoftuar se dhjetëra shkolla të Komunës së Prishtinës po i njoftojnë prindërit për fillimin e mësimit më 3 tetor 2022.
Nga këshilli e quaj këtë lajm si pozitiv.
Derisa janë numëruar edhe votat e mësimdhënësve të shkollave në sistemin publik në vend.
Rezultati përcakton se greva duhet të pezullohet dhe mësimi të fillojë të hënën.
Burime të transmetuesit publik konfirmojnë se nga të gjitha votat e mbledhura, e që jamë dërguar në Këshillin Grevist të SBASHK-ut, 54.88% janë për pezullim të grevës.
Ndërkohë, 45.12% e mësimdhënësve janë për vazhdimin e saj.

(Kosova Sot Online)