Gruaja që mposhti kancerin: Nuk kam mundur këtë spital me pa dhe më erdh puna me hy aty

  • A.P /
  • 02 October 2022 - 12:27
Gruaja që mposhti kancerin: Nuk kam mundur këtë spital me pa dhe më erdh puna me hy aty

“Nuk kam mundur këtë spital me pa dhe më erdh puna vet për vete me hy aty”, rrëfen 53-vjeçarja, dikur e prekur me sëmundjen e kancerit të gjirit. Ajo thotë se para sëmundjes, e kishte të vështirë të shoh objektin me xhama të kaltër të Onkologjisë, por më pas frika e madhe ju kthye në forcë për të jetuar. Katër vjet më parë, Valbona Ismaili rrëfen për kp se u diagnostikua me sëmundjen e kancerit të gjirit, të cilën nuk e përballoi lehtë por vendosi që të fitojë këtë betejë.

Në vjeshtë të vitit 2018, nëna e dy fëmijëve, filloi të humbasë peshë dhe të mos ndjehej mirë.

“Disa mjekë i kam vizituar se nuk dija se çfarë po ndodhte me humbje të peshës, jo drastike por humbja peshë pa dieta specifike. Njëkohësisht edhe vitamina D më pati ra në 3 që është një ndër indikatorët e kancerit të gjirit dhe është edhe vitamina D e ulët. Përkundër këtyre simptomave nuk më kanë orientuar sepse kam qenë të endokrinologu. Kur mora të bëjë vizitën rutinë tek kirurgu torakal, e pa një ciste që tha se nuk është një cistë e keqe. Por, prapë se prapë më la në vëzhgim. Më tha eja pas tre muajsh. Në momentin kur mjeku të thotë eja pas tre muajsh apo gjashte muajsh, dije që po dyshon diçka. Por unë nuk e kam menduar atë”, rrëfen Ismaili.

Pas tre muajve, ajo bëri edhe një incizim tjetër, ku vërejti që cista veçse kishte filluar të marrë përmasa më të mëdha.

(Kosova Sot Online)