Papa Françesku thirrje Putinit: Jepi fund

  • A.P /
  • 02 October 2022 - 13:01
Papa Françesku thirrje Putinit: Jepi fund

Papa Françesku i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund një spirales së dhunës dhe vdekjeve.

Ai bëri thirrjen e tij më të fortë deri më tani për luftën që është në muajin e shtatë, teksa iu drejtua publikut në sheshin e Shën Pjetrit.

Papa Françesku shtoi se është absurde që bota po përballet me një kërcënim bërthamor mbi Ukrainën.

Komentet e tij pasojnë komentet e fundit të bëra nga presidenti rus, i cili paralajmëroi Perëndimin se ai nuk po bënte bllof dhe se do të përdorte të gjitha mjetet në dispozicion nëse territori rus kërcënohet.

Shqetësimet për luftën u rritën të premten, kur Putin aneksoi katër rajone në Ukrainë, pas referendumeve të denoncuara nga Perëndimi si shkelje e ligjit ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)