
Kundërshtohet vlerësimi i mësimdhënësve përmes testimit

Pas pezullimit të grevës nga sindikatat nesër do të nisë mësimi në të gjitha shkollat e vendit. Megjithatë rikthen edhe debatin për cilësinë në arsim. Procesin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në formë testi nuk e pranojnë nga SBAShK-u dhe mësimdhënësit.
Njohësit e arsimit mendojnë se vlerësimi i mësimdhënësve duhet të bëhet, ndërsa Ministria e Arsimit ka njoftuar se së shpejti do të hap konkursin për pranimin e 20 inspektorëve të rinj
(Kosova Sot Online)