Berisha thirrje Bashës: Të bëjë transparencë për financimet ruse

  • A.P /
  • 03 October 2022 - 21:06
Berisha thirrje Bashës: Të bëjë transparencë për financimet ruse

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka folur mes të tjerash edhe për Lulzim Bashën dhe financimin nga rusët.

Berisha i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të bëjë transparencë lidhur me akuzën e fondeve ruse.

Kreu i PD tha se kjo është një çështje serioze dhe tërësisht personale. Sipas tij, asnjë qindarkë nga këto lekë nuk ka shkuar në institucionet e PD-së.

“I vetmi koment për Lulzim Bashën është të bëjë transparent problemin e fondeve ruse. Kjo është shumë serioze.

Nuk kam komunikuar por komisioni i krijuar për këtë qëllim do ti japë të drejtën të shpjegojë aktakuzën e rëndë personale që është e faktuar se nuk ka pasur lidhje me asnjë institucion të PD.

Nga arka nuk ka hyrë e as ka dalë asnjë qindarkë. Unë mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë. Tani nuk janë gazetarët e Mother Jones, por shërbimet inteligjente.

Me Bashën kam vetëm këtë problem, për sa kohë ai është anëtar i PD-së dhe deputeti i grupit të PD-së ai duhet të bëjë këtë transparencë dhe ky është një kusht shumë i rëndësishëm”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)