
290 raste të kancerit të gjirit për 9 muaj

Muaji tetor është muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Në Kosovë që nga muaji janar deri në shtator janë evidentuar 290 raste të kancerit të gjirit në klinikën e Onkologjisë.
Në një përgjigje, u.d. i drejtorit të Onkologjisë, Arben Bislimi tha se nuk kanë evidencë të rasteve të vdekjes nga kjo sëmundje.
Ai tha se kanceri i gjirit më nuk është tabu, por akoma “nuk jemi në nivel të dëshiruar”.
“Duke ju falenderu fushatave vetëdijësuese nga viti në vit dhe mbështetjes edhe nga mediat është një diçka më e mirë sa i përket informacioneve rreth sëmundes së kancerit të gjirit. Tani më nuk është temë tabu dhe po flitet lirshëm, ndërsa janë shtuar edhe kapacitetet e diagnostifikimit me mamografi e ultrazë në nivel vendi. Por akoma nuk mund të themi se jemi në nivel të dëshiruar”.
(Kosova Sot Online)