Mimoza pjesë e maratonës në Shkup ku nuk njihet Republika e Kosovës

  • A.P /
  • 04 October 2022 - 19:35
Mimoza pjesë e maratonës në Shkup ku nuk njihet Republika e Kosovës

Bashkë me disa atletë të tjerë nga Kosova, edhe deputetja dhe kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka marrë pjesë në një maratonë që është mbajtur të dielën e kaluar në Shkup.

Deputetja ka vrapuar në gjysmë maratonë, duke zënë vendin e 104.

Mirëpo, në listën e rezultateve që ka publikuar platforma my2.raceresult.com, ndryshe nga garuesit që vinin nga shtete të tjera, për Kusari-Lilën dhe garuesit nga Kosova, nuk është shënuar fare emri i shtetit prej nga vinin

Është dhënë informacione për grupin, rezultatin, gjininë, por jo edhe për shtetin e tyre.

Në listë shihet të kenë marrë pjesë garues të ndryshëm nga bota, nga SHBA, Serbia, Gjermani, Holanda e shtete të tjera.

Image

(Kosova Sot Online)