Tentim vrasje në Pejë

  • E.k /
  • 05 October 2022 - 09:28
Tentim vrasje në Pejë

Një tentim-vrasje ka ndodhur në Pejë të martën në Pejë, rreth orës 19:53.

Siç raporton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, derisa një person ka qenë në veturën e tij, i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Por pasoja nuk ka pasur. Ndërsa i dyshuari është na arrati.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 04.10.2022 – 19:53. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij (pa pasoja) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)