Abdixhiku: Qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme

  • A.P /
  • 05 October 2022 - 21:29
Abdixhiku: Qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se vendi ka rënie ekonomike dhe sipas tij qeveria nuk ka ndonjë interesim për ta ndryshuar situatën.

Ai, në një tubim me strukturat e LDK-së në Prizren dhe me qytetarë, ka deklaruar se ekzekutivi ka zero rezultate në çdo fushë.

“Gjendja ekonomike është e padurueshme për shkak të mungesës së investimeve, mungesës së projekteve kapitale dhe paaftësisë së plotë të Qeverisë. Kemi rënie ekonomike dhe asnjë interesim të Qeverisë për të ndryshuar diçka në këtë drejtim. Inflacioni ka arritur në 20%, deficiti tregtar është rritur nga 3 në 5 miliardë euro dhe më shumë se 100.000 njerëz janë larguar nga vendi”.

“Me vetëm 9% investime kapitale këtë vit, kurse Kosova do të përfundojë me rritjen më të ulët ekonomike në dekadën e fundit. Nuk ka më shpresë se kjo Qeveri mund të sjellë ndonjë ndryshim dhe fushata e tyre është zhgënjim i madh për qytetarët tanë. Qeveri e paaftë dhe e papërgjegjshme, e cila është në gjendje vetëm të prodhojë kriza të reja”, tha Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)