Nesër në Kuvend interpelancë për Hekuran Muratin

  • A.P /
  • 06 October 2022 - 16:22
Nesër në Kuvend interpelancë për Hekuran Muratin

Nesër në orën 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës.

Në njoftimin e Kuvendit janë bërë të ditura edhe pikat e rendit të ditës.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të ketë interpelancë me ministrin Hekuran Murati për moskezekutimin e pagave për mësimdhënësit.

Njoftimi i plotë:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-166 për Tubime Publike,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

(Kosova Sot Online)