Raportohet se ministri Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje

  • A.P /
  • 06 October 2022 - 16:26
Raportohet se ministri Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje

Po raportohet se Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje.

Në media dhe nga gazetarë u raportua sot se ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje. Gazeta ka provuar ta konfirmojë në Qeveri dhe ministri, por s’ka marrë përgjigje.

Lajmi për dorëheqjen e tij vjen pas kritikave për keqmenaxhim të shëndetësisë kosovare.

Latifi u emërua ministër në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Arben Vitia u largua nga ky post, për të garuar për kryetar të Prishtinës.

(Kosova Sot Online)

Ministri i Shëndetësisë është kirug që ka vepruar për shumë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.