Lirohet nga burgu ish-deputeti shqiptar

  • A.P /
  • 06 October 2022 - 16:40
Lirohet nga burgu ish-deputeti shqiptar

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako është liruar nga burgu.

Gjykata e Posaçme vendosi që masën e sigurisë “arrest në burg” ta zëvendësojë me “arrest shtëpie”. Avokati ka argumentuar pse është ezauruar i gjithë procesi hetimor dhe se ish-deputeti i PS Alqi Bllako për shkak të largimit nga funksioni si deputet nuk ka asnjë mundësi të prishë provat ti shmanget hetimit.

Bllako u arrestua pas akuzave për inceneratorin e Fierit. Mbi ish-deputetin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Nga hetimet ka rezultuar se Bllako ka falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori i Fierit, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.

(Kosova Sot Online)