Rifat Latifi jep dorëheqje pas 10 muajsh si ministër

  • A.P /
  • 06 October 2022 - 17:11
Rifat Latifi jep dorëheqje pas 10 muajsh si ministër

Rifat Latifi ka vendosur ta lë pozitën e Ministrit të Shëndetësisë.

Akoma nuk ka deklarim nga Qeveria, por media ka publikuar letrën e ministrit. Aty thuhet se dorëheqja vjen pas “shumë reflektimesh”.

Dorëheqja e tij ndodhi pas kritikave të vazhdueshme për keqmenaxhim të shëndetësisë kosovare.

Latifi u emërua ministër në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Arben Vitia u largua nga ky post, për të garuar për kryetar të Prishtinës.

Ministri i Shëndetësisë është kirug që ka vepruar për shumë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Image

(Kosova Sot Online)