Shqiptari digjet duke punuar për bukën e gojës

  • A.P /
  • 07 October 2022 - 15:46
Shqiptari digjet duke punuar për bukën e gojës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi ku një 58-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë për shkak të djegieve që ka pësuar bnë vendin e punës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak se shqiptari kishte pësuar djegie të rënda në të gjithë trupin, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në vendin e punës më 29 shtator.

Viktima  punonte në një vendgrumbullim makinash të vjetra.

58-vjeçari ka ndërruar jetë këtë mesditë në spitalin Papanikolaou në Selanik.

I shtruar në spital prej nëntë ditësh, nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra nga djegia.

(Kosova Sot Online)