Kurti e Latifi shihen në Qeveri pas dorëheqjes

  • A.P /
  • 07 October 2022 - 15:47
Kurti e Latifi shihen në Qeveri pas dorëheqjes

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur sot në zyrë Rifat Latifin i cili dje ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.  

Kurti sipas komunikatës nga Qeveria ka shprehur mirënjohje për punën dhe angazhimin e Latifit dhe e ka falënderuar për  “kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë”.

“Kryeministri i dëshiroi suksese në vijim, dhe shprehu vullnetin për mënyra të tjera për bashkëpunim në të ardhmen. Duke e falënderuar për besimin dhe bashkëpunimin, Dr. Rifati shprehu gatishmërinë e tij dhe u zotua për vazhdim të mbështetjes si profesionist, akademik e qytetar, sidomos në projektet e filluara tanimë”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)