Një person i lënduar nga djegia e veturës së zyrtarit në QKUK

  • A.P /
  • 07 October 2022 - 16:23
Një person i lënduar nga djegia e veturës së zyrtarit në QKUK

Një person ka mbetur i lënduar nga djegia e një veture në parkingun e QKUK-së në Prishtinë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jetë prekur edhe një automjet përreth.

Burime bëjnë me dije se vetura e djegur është e zyrtarit të auditimit të QKUK’së.

“Rreth orës 14:45, është raportuar se  në parkingun e  QKUK-së në Prishtinë, një automjet është përfshirë nga zjarri. Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jetë prekur edhe një automjet përreth. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani  raportohet për një të lënduar”, ka thënë Borovci.   

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

(Kosova Sot Online)