Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e këtij personi

  • A.P /
  • 07 October 2022 - 16:53
Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e këtij personi

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

· ENIS (Rrahim) VEJHAPI i lindur me 10.05.1996 në Mitrovicё.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

· “Prodhimi dhe vёnja nё qarkullim tё artikujve tё dëmshëm ushqimor”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Image

(Kosova Sot Online)