
Miss-et ukrainase dhe ruse në dhomë së bashku

Olga Vasiliv dhe Ekaterina Astashenkova, përkatësisht miss-et ukrainase dhe ruse, u vendosën nga organizatorët në të njëjtën dhomë.
Të dyja u kualifikuan për në finalen e konkursit të bukurisë Miss Grand International në Xhakartë të martën më 25 tetor.
Olga, e cila përfaqëson Kievin, protestoi menjëherë me një postim në Instagram:
“Nuk dua të rri në një dhomë me një grua nga një vend terrorist, që vjen nga ajo copëz e neveritshme e planetit tonë të bukur.”
Misset u ndanë menjëherë pasi fjalët e saj bënë bujë. Organizatorët e eventit nxituan t’i jepnin Olgës një dhomë tjetër.
Miss-i ruse, Ekaterina, i zgjati dorën koleges së saj dhe tha: “Unë jam kundër urrejtjes dhe pro miqësisë, dashurisë dhe paqes në botë”.
(Kosova Sot Online)