Zelensky: Rusia po përgatit popullin për sulme bërthamore

  • A.P /
  • 07 October 2022 - 20:00
Zelensky: Rusia po përgatit popullin për sulme bërthamore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia po përgatit popullin për përdorimin e armëve bërthamore.

Në një intervistë për BBC, Zelensky u kërkoi shteteve që të marrin masa për të parandaluar këtë gjë.

Duhet të ketë goditje parandaluese”, tha ai, duke iu referuar sanksioneve dhe “jo sulmeve” ndaj Rusisë.

Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka rimarrë pjesë të mëdha të territorit, në një kundërofensivë të suksesshme që ka detyruar trupat ruse të braktisin pozicionet e mbajtura prej kohësh. Në atë që Kievi e përshkruan si përgjigjen e Moskës ndaj disfatës së saj, Presidenti Vladimir Putin ka aneksuar katër rajone të Ukrainës. Këto aneksime kanë ngritur frikën për një përshkallëzim të mundshëm në luftën 7-mujore.

(Kosova Sot Online)