
Europa tregon unitet përballë agresionit rus në Ukrainë

Pamjet e 40 liderëve europianë që rrethuan presidentin francez, Emmanuel Macron në Pragë, ofruan një imazh simbolik të unitetit në kontinentin e përballur me krizën e sigurisë më të rëndë në dekada dhe e bënë samitin inaugurues të Komunitetit Politik Europian një sukses fillestar për kreun e Elizesë që propozoi idenë pak muaj më parë.
Mesazhi kryesor i përcjellë në këtë takim të parë, ishte izolimi i Rrusisë. “Mesazhi i pari i fuqishëm që duam të përcjellim është se ne kemi treguar unitetin e 44 shteteve europiane të cilat e kanë thënë qartë se dënojnë agresionin rus dhe mbështesin Ukrainën. Europa është e përçarë mbi disa çështje, por këtu jemi.