'I përpirë nga natyra', fshati që mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

  • E.K /
  • 10 October 2022 - 11:20
'I përpirë nga natyra', fshati që mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

Si një vend i dalë nga një përrallë, fshati i braktisur Houtouwan, pjesë e arkipelagut Shengsi në brigjet lindore të Kinës, kohët e fundit është bërë shumë popullor në rrjetet sociale. Houtouwan dikur ishte një fshat që merrej me peshkim, dhe deri në vitet 1980 kishte më shumë se 3000 banorë. 

Megjithatë, për shkak të vendndodhjes së tij të largët dhe të vështirë, banorët nisën të shpërnguleshin në vitet ’90. Në vitin 2002, fshati u shpopullua zyrtarisht dhe iu bashkua fshatit tjetër pranë.

Pas disa dekadash të braktisura, muret e shtëpive boshe janë mbuluar nga bimët kacavjerrëse, duke i dhuruar fshatin një pamje të rrallë fantastike.

Megjithatë, Houtouwan mori famë në vitin 2015, kur një set fotografish magjepsëse u bë virale dhe turistët nga e mbarë bota vërshuan për të vizituar këtë vend.

Mirëpo, zyrtarët vendas u gjenden të papërgatitur, pasi nuk kishin kushtet e duhura për të pritur vizitorët.

Tashmë, pas disa viteve planifikim, Houtouwan mirëpret rreth 90.000 turistë në vit, duke grumbulluar rreth 470.000 dollarë të ardhura.

(Kosova Sot Online)