Projektligji për mbështetjen e punëve publike – Murati thotë se krijon lehtësira, opozita kërkon sqarime

  • E.K /
  • 10 October 2022 - 14:00
Projektligji për mbështetjen e punëve publike – Murati thotë se krijon lehtësira, opozita kërkon sqarime

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar Projektligjin për mbështetjen e punëve publike, si dhe raportin vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve Hekuran Murati tha se duke marre për bazë luhatjen e çmimeve në sektorin ndërtimor kanë ngecur shumë punime.

Prandaj sipas tij, edhe kanë iniciuar Projektligjin për mbështetjen e punëve publike, që parasheh kompensime shtesë për operatorët ekonomik.

“Sipas ligjit për prokurim nga ka pasur ndonjë mekanizëm. Kjo situatë ka vazhduar dhe kemi parë të nevojshme këtë Projektligj për kryerjen e punëve publike. Projektligji parasheh kompensim shtesë. Janë kontratat të mesme dhe të mëdha për projekte kapitale. Projektligji parasheh kompensim për ato materiale ndërtimore, alumini, zhavori. Të drejtë për kompensim kanë operatorët ekonomik. Të gjitha janë bërë në mënyrë që të hapet rrugë për operatorë ekonomik. Tavani është 20%. Lutja ime do të ishte të shqyrtohet mundësia në mënyrë të përshpejtuar sepse varet edhe niveli lokal. Një gjë e tillë do të duhej të rregullohej në Ligjin për prokurim publik”.

Tutje, ai tha se një draft i tillë synon lejimin e një kompensimi dhe parandalon abuzime. Ai theksoi se si kosto është vështirë të dihet sepse kemi të bëjmë me vendime individuale.

“Sa i përket OShP-së ka të bëjë me tenderime të reja. Sa i përket afatit kohor ne kemi vendosur të jetë data 1 korrik që do të jetë gjysma e dytë e këtij viti dhe të vazhdojë deri me 30 qershor.

“Sa i përket nivelit lokal ka rritje të buxhetit edhe për shpenzime kapitale. Pajtohemi që 20% është reflektim real. Shumat janë të përfshira brenda kufijve që komunat kanë aktualisht. Komunat kanë 15% të buxhetit pjesa prej 20% aplikohet të secili. Vijat buxhetore janë tashme në buxhet edhe mjetet buxhetore. Mund të konsiderojmë shqetësim, por tek punët publike mund të kryhen renovime të brendshme. Hapja e derës për të amandamentuar kontrata e hap derën për keq shpenzim të buxhetit”.

Deputeti i LDK, Avdullah Hoti tha se Projektligji qëllimin e ka të mirë, por mënyra se si është planifikuar të bëhet është gabim fund e krye.

“Rruga e duhur është përmes prokurimit për ligj publik. Jemi vonuar shumë. Me këtë formë nuk zgjidhet problemi. Çmimi i materialit ndërtimor si e mat? Çfarë lloj hulumtimi ki me bë sa është vlera aktuale në treg dhe çka është për ju. Sa duhet me qenë inflacioni për tu kompensuar? A i keni parë kontratat dhe pse jeni ndaluar tek 9 materiale?. Mendoj që ky ligj duhet të tërhiqet. Nuk ka kontrata 5 vjeçare. Me ministrin Murati është e vështirë me diskutuar me argumente. A zgjidh çështjen me këtë ligj, jo”.

Deputeti i PDK, Ferat Shala, tha se nuk mund të pajtohen me idetë shabllone tëminsitrit, raporton EO.

“Në parim do të duhej të pajtoheshim nga koncepti a konsideroni që jeni vonuar shumë kur e dimë sa ka arritur inflacioni i lartë dhe mundësinë në mos realizimin e projektit. Nuk ja mundësi të pajtohemi me këto shabllon ide të ministrit”.

“Kur do të hyjë në funksion dhe sa do të ketë efekt sepse shumë kompani kanë hequr dorë pikërisht për shkak të rritjes së inflacionit qoftë në hekur e alumin. 20% sa është reale me inflacionin. Cilat projekte kanë mbetur të pakryera”.

Deputeti i AAK, Pal Lekaj e quajti të vonuar këtë ligj, madje ai kërkoi të di më shumë për buxhetit që do të shpenzohet dhe detaje të tjera.

“Kërkesa e kompanive ka qenë të shkohet 30%. Në bazë të cilit kriter keni shkuar në 20%. Sa do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës? A keni bërë para llogaritje sa kompani janë të kontraktuara sepse me 20% është shumë pak dhe nuk është ndihmesë e madhe”.

“Ajo çka më shqetëson është që ju si ministër nuk keni kosto. Nëse sillni një ligj pa kosto mund të hyjmë në një rrisk buxhetor të papërballueshëm. Kur thoni që periudha korrik-qershor nëse i marrim punë efektive dhe tash ndërpritet puna dhe hyjmë në vitin 2023 që fillon puna me 25 prill dhe po i bie 2 muaj kompensim është e papranueshme sepse keni sjellë ligj kur operatorët nuk kanë punuar deri më tani është periudhë shumë e shkurtër”. 

Deputeti i VV, Eman Rrahmani tha se duhet që të përcaktohen qartë kriteret për kompanitë për kryerjen e punëve.

”Tek përqindja 20% është mëse e mjaftueshme sepse parashihet një pjesë e caktuar e punës dhe një pjesë e tyre veç janë realizuar”.

“A mund të bëhen pjesë e kërkesave ata persona që kanë pasur tender të caktuar. Është e rëndësishme edhe data e përfundimit për këta operatorë që punët të kryhen deri me 30 qershor”.

Deputeti i PDK, Mërgim Lushtaku tha se Qeveria Kurti po tregohet e vonuar sepse bizneset po falimentojnë.

“Kjo nuk justifikon Qeverinë që me neglizhencën e saj është vonuar me muaj të tërë. Ndër problemet kryesore është edhe rishikimi i buxhetit”.

(Kosova Sot Online)