‘Meraklitë’ e çajit në Kosovë, në hall pas rritjes së çmimeve
Sipas statistikave zyrtare nga Euractiv, një rrjet mediatk i specializuar nga Bashkimi Evropian, ka rezultuar se inflacioni në Kosovë është rritur me 13% në 12 muajt e fundit.
Çdo ditë i pi rreth 6-7 çaja. Kjo është rutina e Osman Ramës nga Prishtina që është merakli i kësaj pije të ngrohtë, e që në Kosovë njihet si çaj rusi dhe konsumohet shumë.
Por, së fundi ai po paguan më shumë për të.
Asgjë nuk do të ndryshoj për të pas shtrenjtimit të pijes së tij të preferuar, por tashmë ka një hallin e shokëve të tij.
Në markete një pako e çajit sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës kushton 10 euro.
E sipas statistikave zyrtare nga Euractiv, një rrjet mediatk i specializuar nga Bashkimi Evropian ka rezultuar se Inflacioni në Kosovë është rritur me 13% në 12 muajt e fundit.
Sipas këtij raporti ngritje kanë pasur edhe disa produkte esenciale si dhe vajrat ushqimorë me afro 50%, buka me 33,5%, bulmeti me 25,8% dhe mishi me 22%.
Rritje edhe më të ndjeshme janë vërejtur te lëndët djegëse të ngurta dhe drutë e zjarrit, të cilat u rritën në çmim me 60,2%.
Nga ky raport vërehet shtrenjtim edhe tek perimet dhe frutat në vlerë prej 2%, dhe mobiljet dhe artikujt e shtëpisë me 2.5%.
Aty theksohet gjithashtu se paga mesatare në Kosovë është rreth 500 € për person në muaj, por paga minimale është afërsisht gjysma e asaj shifre, me shumë që jetojnë nën kufirin e varfërisë.
(Kosova Sot Online)
