
U rrah brutalisht nga forcat e sigurisë, vdes 16-vjeçarja

Një vajzë 16-vjeçare nga qytetit veriperëndimor iranian i Ardabilit ka vdekur pas plagëve të marra.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se ajo ka humbur jetën pasi ishte rrahur nga policia pasi kishte refuzuar që të këndonte himnin pro-regjimit, kur shkolla e saj u bastis nga agjentët e sigurisë.
Këshilli Koordinues i Sindikatave të Mësuesve të Iranit konfirmoi se Asra Panahi ka vdekur pas bastisjes së forcave të sigurisë në shkollën e mesme të vajzave në Ardabil më 13 tetor.
Sipas këshillit, autoritetet në qytetin Ardabil i morën nxënëset nga shkolla e mesme Shahed dhe i dërguan në një protestë pro-qeveritare, duke kërkuar nga ato që të këndonin himnin dhe të lavdëronin liderin.
(Kosova Sot Online)