Kurti deklarohet pas takimit me Escobarin: E mirëpresim angazhimin e SHBA-së në dialog

  • E.K /
  • 19 October 2022 - 11:13
Kurti deklarohet pas takimit me Escobarin: E mirëpresim angazhimin e SHBA-së në dialog

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media pas takimit me emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, ka treguar për temat që kanë diskutuar brenda takimit.

Ai nuk dha detaje të bisedës, përvecse tregoi në përgjithësi mbi bisedat që pati me të.

“Me zotin Escobar folëm për peshën dhe rëndësinë e raporteve tona dypalëshe, partneritetin ndërmjet vendeve tona, për progresin dhe reformat në Kosovë, ballafaqimin me krizën energjetike, për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin e dialogut dhe rrugën përpara. Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete që japim, Republika e Kosovës është treguar se është palë kontruktive dhe kreative në dialog”.

Kurti tha se Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër.

“E mirëpresim gjithmonë interesimin dhe angazhimin e SHBA-së në këtë process. Me SHBA-në jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime”.

(Kosova Sot Online)