Kryeministri Kurti sërish me video nga vetura, ja për çka njofton kësaj radhe

  • E.K /
  • 19 October 2022 - 13:09
Kryeministri Kurti sërish me video nga vetura, ja për çka njofton kësaj radhe

Kryeministri Albin Kurti ka filluar një praktikë të njoftimit të opinionit për aktivitetet e tij me video nga vetura rrugës për në destinacionet e tij.

Ai këtë herë nga Prishtina u nis drejt Gjakovës për vënien e gurthemelit të dy institucioneve arsimore. Këtu Kurti foli për rëndësinë e arsimit në shoqërinë kosovare.

“Jemi rrugës për në Poroshec të Gjakovës, kur do të vëmë gurthemelin e shkollës së re fillore, e mandej në Rezinë të Gjakovës ku do të vendosim gurthemelin e çerdhes së re. E ardhmja e shtetit tonë, por edhe e ekonomisë dhe shoqërisë sonë varet nga arsimi. Mirupafshim!”, tha Kurti.

Paraditen e sotme, Kurti ishte nikoqir i emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar, me të cilin dolën në një konferencë për media, por megjithatë u kursyen në deklarata për detajet e takimit.

(Kosova Sot Online)