Neurokirurgu kosovar po thotë se po abuzohet me parat për ndërtimin e spitaleve të reja

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 11:03
Neurokirurgu kosovar po thotë se po abuzohet me parat për ndërtimin e spitaleve të reja

Neurokirurgu, Talat Gjinolli ka ngritur kritika për ndërtimet e objekteve publike shëndetësore në Kosovë.

Përmes një postimi, Gjinolli ka thënë se ndërtimi i objekteve publike shëndetësore pa sistem shëndetësor funksional është abuzim i pastër i parasë publike.

“Planifikimi dhe ndërtimi i objekteve publike shëndetësore, pa SISTEM shëndetësor funksional, thjesht është diletantizëm, në mos “abuzim” i pastër me paranë publike. Kemi SEKTOR por JO SISTEM shëndetësor”, ka shkruar ai.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar anëtari i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Muhamedali Kodra.

Sipas Kodrës, nuk kemi nevojë për objekte dhe spitaleve të reja shëndetësore, pasi kërkesat e tilla janë shpërqëndrimin nga reforma.

“Të gjithë e dijmë që nuk kemi nevojë për objekte dhe spitale të tjera. Edhe sponzoruesit e kësaj ideje e dinë. Kërkesat e këtilla më shumë e kanë qëllim shpërqëndrimin nga reforma (blerje kohe për zgjatjen e kësaj gjendje) se sa në fakt realizimin e kërkesave të tilla” ka komentuar ai në postimin e neurokirurgut.

(Kosova Sot Online)