Gucati dhe Haradinaj dalin para Gjykatës së Apelit në Speciale me 1 dhe 2 dhjetor 2022

  • E.K /
  • 21 October 2022 - 12:00
Gucati dhe Haradinaj dalin para Gjykatës së Apelit në Speciale me 1 dhe 2 dhjetor 2022

Gjykata e Apelit të Dhomave të Specializuara në Hagë ka caktuar datat 1 dhe 2 dhjetor për mbajtjen e seancave për rastin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Vendimi është marrë me 20 tetor nga gjyqtari Michèle Picard.

“Paneli i Gjykatës së Apelit cakton seancat dëgjimore për të enjten e 1 dhjetorit 2022 dhe 2 dhjetor 2022”, thuhet në vendim.

 Gjithashtu në këtë vendim të Picard, udhëzohet mrbotja që deri më 21 nëntor 2022 të tregojnë nëse Gucati dhe Haradinaj dëshirojnë të marrin pjesë në seancë.

Në muajin maj 2022 Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh. Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata në paraburgim kanë qëndruar prej shtatorit të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)