“E afërme dhe ish- ortake në biznes me Vjosa Osmanin”, KD: Plakolli – Kasumi s’do të konkurojë për rektore

  • A.P /
  • 21 October 2022 - 18:46
“E afërme dhe ish- ortake në biznes me Vjosa Osmanin”, KD: Plakolli – Kasumi s’do të konkurojë për rektore

Pasi Këshilli Drejtues sot në një mbledhje shkarkoi rektorin Naser Sahiti dhe u bë e ditur se ushtruese e detyrës u emërua Luljeta Plakolli Kasumi, emri I kësaj të fundit u ndërlidh me Presidenten Osmani. U raportua se ajo është e afërt me Osmanin dhe se ka pasur një biznes me të.

Por, I gjithë ky “shqetësim’” u adresua në njoftimin për media të këshillit Drejtues I cili duk si një “demant” për këo raportime.

Aty u tha se Luljeta Plakolli – Kasumi  nuk do të konkurojë fare për rektore dhe dhe se e ka marrë përsipër vetëm për të siguruar ligjshmëri për “ konkurrencë gjatë procedurës së zgjedhjes së rektorit të UP-së”.

Në faqen e Universitetit “Hasan Prishtina” ku është lëshuar njoftimi i Këshillit Drejtues njoftohet se do të hapet konkurs për zgjedhjen e rektorit të ri, të hënën.

Por në njoftim nuk përmendet fare shkarkimi I rektorit.

“Konkursi do të hapet të hënën, me datë 24 tetor 2022, dhe shpresojmë të përfundojë me sukses sipas përcaktimit të saktë dhe të qartë të ligjit, Statutit në fuqi dhe parimit të meritës”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Pas shkarkimit të Sahitit, Këshilli Drejtues i UP-së ka emëruar si ushtruese të detyrës së rektorit, Luljeta Plakolli-Kasumin, profesoreshë në Fakultetin Juridik të UP-së.

Universiteti është kujdesur të thotë se Plakolli-Kasumi nuk pretendon të marrë pjesë në konkursin për rector, pas raportimeve në media se ajo është e afërt me Presidenten Osmani.

“Prof. Ass. Dr. Plakolli-Kasumi ka marrë përsipër këtë detyrë që të ndihmojë mbarëvajtjen e punës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe të sigurojë ligjshmëri në konkurrencë gjatë procedurës së zgjedhjes së rektorit të UP-së. E njëjta, nuk pretendon të marrë pjesë në konkursin për rektor dhe pas përmbylljes së procesit do t’i kthehet angazhimeve të saj në Fakultetin Juridik”, thuhet më tej në njoftim.

Në njoftim jepet edhe pak biografi e ushtrueses së detyrës si për të treguar se në këtë pozitë ajo ka ardhur pa ndonjë ndikim.

“Për informim të publikut, Prof. Ass. Dr. Plakolli-Kasumi, punon në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” që nga viti 2008. Ka përfunduar studimet e larta postdiplomike në Universitetin e Pittsburgh-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ka një bagazh hulumtues dhe ekspertizë në fushën e të drejtës komerciale”.


(Kosova Sot Online)