Lirohen të dyshuarit për sulmin ndaj tij, imami shkon në xhami me polici

  • A.P /
  • 21 October 2022 - 21:21
Lirohen të dyshuarit për sulmin ndaj tij, imami shkon në xhami me polici

Fillimisht përshëndeti pjesëtarët e Policisë të Kosovës. E këta do ta shoqërojnë gjatë qëndrimit të tij në xhaminë e fshatit Lupç i Poshtëm në Podujevë imamin Zeqir Berisha.

Lirimi i tre vëllezërve Murturi nga paraburgimi mobilizoi imamin që të kërkojë ndihmë në polici.

Dita e premte ishte më ndryshe edhe për shkak se imami kësaj radhe nuk do ta drejtojë xhumanë.

Pasojat e sulmit ndaj tij po i bart edhe tani.

Berisha sqaroi se problemet me vëllezërit Murturi kanë karakter fetar.

Por, banorët nuk kanë njohuri për këto ndasi që dërguan drejt konfliktit mes të përfshirëve.

E Policia e Kosovës gjatë të premtes nuk ka sqaruar  nëse imami i fshatit Lupç i Poshtëm do të jetë nën përcjelljen e zyrtarëve të këtij institucioni edhe më tutje.


(Kosova Sot Online)