Mot me diell në pesë ditët e ardhshme

  • A.P /
  • 23 October 2022 - 12:46
Mot me diell në pesë ditët e ardhshme

Java e fundit e tetorit do të jetë me mot të ngrohtë, stabil e të thatë.

Sipas Prishtina Weather, ditëve të para të javës moti do të jetë me temperatura edhe më të larta mbi vlera mesatare.

“Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6-10C, e ato maksimale ditëve të para kapin vlera edhe prej 24C e 26C, e gradualisht zbresin në 20C, por që mbeten më të larta nga mesataret.”

Njoftimi i plotë:

Ditët e fundit të tetorit, me mot të ngrohtë, stabil e të thatë.

23.10.2022 – Dominimi i kushteve anticiklonike mbi Mesdhe, e që po shtrihen edhe përgjatë rajonit tonë, po favorizojnë mot stabil edhe përgjatë ditëve të fundit të tetorit.  Mbi vend parashihet të mbajë mot i thatë, me më shumë intervale me diell, e sidomos ditëve të para të javës me temperatura edhe më të larta mbi vlera mesatare. 

Cilësia e ajrit në këto kushte të qeta atmosferike, do të mbetet me vlera më të rritura të ndotësve ajror, e sidomos në dy ditët e para të javës, prania edhe e pluhurit saharian mbi rajon, mban edhe më të larta koncentimet e grimcave të materies PM10.  Indeksi do kaloj edhe në vlera të dobëta apo të pashëndeshme në një pjesë të stacioneve.  Përmirësim mund të pritet ditën e mërkurë, ku indeksi zbret edhe në vlera të pranueshme.

24.10 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

25.10 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

26.10 – Mbetete ngrohtë dhe thatë.  Më shumë vransira paradite, e intervale me diell pasdite.

27.10 – Kryesisht me diell. Në mëngjes mundësi për mjegull në ultësira.

28.10 – Kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6-10C, e ato maksimale ditëve të para kapin vlera edhe prej 24C e 26C, e gradualisht zbresin në 20C, por që mbeten më të larta nga mesataret.

Do të dominojnë më shumë qetësitë.  Ditëve të para frynë edhe erëra të lehta nga jugperëndimi 2-5m/s, e të mërkurën nga veriu.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)