U arrestuan për vrasjen e 34-vjeçarit, 2 vëllezërit mbërrijnë në Gjykatë për masën e sigurisë

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 14:30
U arrestuan për vrasjen e 34-vjeçarit, 2 vëllezërit mbërrijnë në Gjykatë për masën e sigurisë

Sot rreth orës 13:15 ne gjykatën e Krujës pritet të jepet masa e sigurisë për dy vëllezërit Sajmir e Landi Miri të arrestuar si autorë të vrasjes së fqinjit të tyre, 34-vjeçarit Indrit Ndoj në lagjen “Bakushe Visha” të Fushë-Krujës.

Prokuror i çështjes është Florjan Bonjaku, ndërsa gjyqtare Kostandina Kura.

Dy vëllezërit para hetuesve kanë shprehur pendim. Ata kanë theksuar se nuk kishin për qëllim të vrisnin 34-vjeçarin, por situata u ka dalë nga duart, pasi sipas tyre Indrit Ndoj i ka sulmuar fizikisht.

Ndërsa kanë treguar se në momentin që janë larguar, Ndoj ka qenë gjallë.

Kujtojmë se familjarët e 34-vjeçarit kanë treguar se kishin komunikuar me Indritin një ditë përpara krimit, por nuk kishin vërejtur asnjë shqetësim tek ai.

Ata thonë se Indriti udhëtonte me biçikletë, por mjeti nuk u gjet pranë trupit të pajete. 34-vjeçari ka qenë i arrestuar në shtator të 2021 për trafik klandestinësh.


(Kosova Sot Online)