Ischinger: Serbia është gabim, duhet t’i vendosë sanksione Putinit

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 22:28
Ischinger: Serbia është gabim, duhet t’i vendosë sanksione Putinit

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger në një intervistë ka thënë se Serbia është duke gabuar që s’po rreshtohet me Perëndimin sa i përket sanksioneve kundër Rusisë.

Megjithatë thotë se në të njejtën kohë duhet qenë realisht meqë Serbia ka shumë lidhje me Rusinë dhe e ka të vështirë që të marrë një vendim të tillë. Por thotë se qëndrimi aktual është i gabueshëm dhe Serbia duhet të ndryshojë duke vendosur sanskione kundër Putinit.


“Do të ishte sigurisht e dëshirueshme që sanksionet të respektoheshin dhe implementoheshin. Unë mendoj që është gabim për Serbinë që të mos i bashkohet sanksioneve të Perëndimit. Në të njëjtën kohë le të jemi realistë, Serbia ka shumë lidhje biznesi edhe ushtarake, shoqërore, politike me Moskën dhe e kuptoj që s’është një veprim i lehtë për ta. Mendoj që është gabim dhe mendoj që nëse Serbia vërtet dëshiron integrimin në BE, ky vendim i veçantë, nëse qëndron, do të rezultojë në një kthim prapa në përpjekjen e tyre për t’u njohur si kandidat i plotë për anëtarësim në BE. Është një veprim i gabuar nga Serbia dhe duhet të ndryshojë”, ka thënë Ischinger.

(Kosova Sot Online)