Policia belge kap gomonen me 12 shqiptarë

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 16:03
Policia belge kap gomonen me 12 shqiptarë

Policia belge ka bllokuar një gomone me 12 emigrantë shqiptarë që ishin nisir drejt Britanisë së Madhe.

Tre prej tyre kanë përfunduar në pranga pasi janë kapur në flagrancë duke kontrabanduar emigrantët.

3 shqiptarët, të moshës 34 dhe 44 vjeç nga Basingstoke, u arrestuan me dyshimin për shkelje të kontrabandës së njerëzve ndërsa mbërritën në bregdetin pranë Nieuwpoort në orën 4:30 të mëngjesit të së dielës, 30 tetor.

Në raportimet para thuhet se autorët ishin pjesë e një grupi të krimit të organizuar që drejtonte një rrjet të paligjshëm të kontrabandës me njerëz.


(Kosova Sot Online)