
Theret me thikë një person në Pejë

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në fshatin Novosellë të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.
Ai tha se një person është lënduar nga thika dhe i njëjti më pas është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.
Rugova njofton se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari
“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se në fshatin Novosellë-Pejë, ka ndodhur një përleshje fizike, njësitet relevante menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, aty është kuptuar se një person si pasoj e përleshjës është kenduar nga mjeti i moreht (thikë), i lenduari është dërguar me autoambulancë në spitalin rajona në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njejti gjindet në objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka thënë Rugova.
(Kosova Sot Online)