Berisha zbulon takimet “sekrete” me Alibeajn

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 23:00
Berisha zbulon takimet “sekrete” me Alibeajn

Ditën e sotme Grupi Parlamentar i PD, i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar të dalë me kandidatët e tyre në zgjedhjet lokale duke mos ju bashkuar kështu grupit të Berishës. Nga ana tjetër Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka në një prononcim për mediat ka theksuar se i vetmi kusht që kishin për grupin e Alibeajt kanë qenë “Primaret”.

Paloka më tej ka thënë se negociatat nuk nisën me Gazment Bardhin, por me dikë tjetër, megjithatë ai nuk treguar një emër konkret.

Ndryshimi i negociatorit është bërë i ditur disa ditë më parë kandidati për Primaret e PD-së Belind Këlliçi, i cili deklaroi se Alibeaj nuk dëshironte të ishte negociator Gazment Bardhi, por u vendos që ai të ishte pas disa diskutimeve.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Log.” është pyetur se pse është ndryshuar negociatori dhe si kanë shkuar negociatat mes tij dhe Enkelejd Alibeaj në muajin gush-shtator, teksa është përfolur për ndërhyrjen e një biznesmeni.

Berisha nuk e ka mohuar takimin me këtë biznesmen por shton se nuk e di pse është kërkuar ndihma e tij. Ish-kryeministri, thotë se është i hapur për të komunikuar dhe për të diskutuar me çdo anëtarë të PD-së, pa ndërmjetësimin e asnjë personi të tretë.

Pyetje: Helidon Bushati dhe Enkelejd Alibeaj me ndërhyrjen e një biznesmeni kanë kërkuar që të takohen dhe të negociojnë me ju në gusht-shtator. Çfarë kërkuan Alibeaj dhe Bushati?

“Të jem i sinqertë, secili nga ata deputetë e ka derën e hapur të Sali Berishës. Përderisa ne e kemi hequr nenin e përjashtimin, dhe anëtarë të grupit të PD, kanë të drejtën e fraksionit. Kur kam hyrë në atë seli ka qenë Alibeaj dhe Bardhi. Shumë normale. Sa i përket takimit nuk përbën lajm. Se do i pres edhe nesër po të më vijnë në zyrë. U takon ti pres dhe ti përcjellë. Janë bërë bisedime dhe normalisht që do zhvilloheshin bisedime. Me cilin do eksponent që shton probleme pa diskutim do diskutohet. Nuk kam kërkuar ndërmjetësime. Biznesmeni nuk them që nuk më ka takuar. Por nuk e di pse dhe si. Por ju them se dera ime është e hapur. Përderisa ata janë deputetë.” tha Berisha.

Sipas Berishës, Alibeaj e ka derën e hapur dhe kur të dëshirojë mund të nis takimin dhe negociatat me të në mënyrë direkte.

“Alibeaj nuk ka nevojë të kërkojë ndërmjetësimin e askujt. Pavarësisht se kemi diferenca në qëndrime. Përderisa statuti nuk i përjashton dhe nuk i ngrin. Unë i kam hequr përjashtimet. Ka plotë parti që i ka përjashtimet. Por i kam hequr për kushtet që ndodhet PD. Për këtë kontekst.” tha Berisha.

(Kosova Sot Online)